Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Libia mbyt tregun, rrit prodhimin e naftës

Çmimet e naftës u regjistruan në një rënie të ndjeshme në çelje të sesionit të sotëm, me rreth 1%, si pasojë e rritjes së prodhimit të naftës në Libi dhe shqetësimeve që lidhen me prodhimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pikërisht Libia dhe Shtetet e Bashkuara po lënë në hije përpjekjet e OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.30 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 49.15 dollarëve për fuçi.

Prodhimi i naftës në Libi pritet që të rritet me 800 mijë fuçi në ditë, deklaroi vetë kompania shtetërore në vend.

Po të marrim parasysh se OPEC kërkon të balancojë tregun duke hequr nga tregu 1.8 milionë fuçi në ditë, shifra prej 800 mijë fuçish është mjaft domethënëse dhe pritet të rrisë ndjeshëm mbingarkesën.

Scan Tv,  31.05.2017