Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregjet në pritje të OPEC-ut

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të sotëm, në pritje të samitit të OPEC dhe prodhuesve të tjerë jashtë organizatës.

Samiti që zhvillohet gjatë ditës së sotme pritet të prodhojë një marrëveshje të re të shkurtimit të prodhimit, dhe ndoshta jo vetëm shtyrje në kohë përtej vitit aktual, por edhe një thellim në masën e shkurtimit.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 54.39 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 51.74 dollarëve për fuçi.

Të dy benchmarkët kryesorë janë rritur me rreth 16%$ që prej niveleve rekord minimale të prekura gjatë majit.

Në varësi të rezultatit që do të prodhojë samiti i vendeve prodhuese të naftës, do të ndryshojë edhe trajektorja e çmimeve të naftës. Çdo surprizë në vendim përkthehet në një trajektore të re të çmimeve.

Scan tv,  25.05.2017