Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta kap nivelin më të ulët në 5 muaj

Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët të pesë muajve për shkak të frikës së mbi ofertës dhe perspektivës për një ekonomi globale të dobësuar…

Çmimi i naftës ka rënën me pothuajse 3 pikë përqindje, duke kapur nivelin më të ulët të pesë muajve, pas shqetësimeve në rritje se mbioferta botërore e naftës uli fitimet, që kur OPEC nënshkroi marrëveshjen për të ulur prodhimin.

Nafta bruto sot tregtohej në nivelin 44.92 dollarë për fuçi, 60 cent më pak.

Kontratat e ardhshme janë tashme në nivelin më të ulët që nga 14 nëntori i vitit të kaluar, kur Organizata e Vendeve Eksportuese të naftës OPEC dhe të tjerë prodhues ranë dakord se do të reduktonin ofertën dhe do të rrisnin çmimet.

Dyshimet janë së marrëveshja e OPEC që nuk po zbatohet plotësisht, si dhe rezervat e mëdha po ndikojnë drejtpërdrejt në rënien e çmimeve. Kombinuar së bashku me uljen e kërkesës nga Kina, rritjen e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mungesën e angazhimit të mëtejshëm për shkurtimin e prodhimit nga vendet e OPEC-ut, po peshojnë të gjitha në çmim.

Nafta bruto tani është përsëri në nivelet përpara se anëtarët e OPEC-ut dhe të tjerë prodhues të shkurtonin prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë  gjatë gjysmës së parë të këtij viti në mënyrë që të rregullonin tregun.

Një tjetër shenjë e tejkalimit të ofertës është sasia e naftës e depozituar në Malajzi përsëri, pas tërheqjes së lehtë në mars dhe në prill.

OPEC ka planifikuar të mblidhet përsëri më 25 maj për të vendosur nëse do të vazhdojë me reduktimin e prodhimit.

Revista Monitor,  05.05.2017