Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça, po vonohet krijimi i bordeve

Kuvendi i Kosovës e miratoi ligjin për Trepçën para gati 8 muajsh, por gjatë gjithë kësaj kohe kombinatit xehero-metalurgjik nuk e ka zgjedhur bordin mbikëqyrës që më pas do ta përzgjedhite edhe bordin menaxhues si struktura më e lartë e udhëheqjes së Trepçës.

Sipas përfaqësuesve të punëtorëve, kombinati ka mbetur peng i kësaj çështjeje.

Enver Hoti nga Nisma ka bërë me dije se si anëtari i komisionit për zhvillim ekonomik disa herë e ka ngritur këtë shqetësim.

Në anën tjetër, në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik bëjnë me dije se tashmë janë marrë hapa në këtë drejtim.

Ndërkaq, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Valentin Toçi, i ka thënë televizionit se janë duke punuar në drejtim të shpalljes së konkursit por nuk ka dhënë afat kohorë se kur pritet të përfundoi ky proces.

Klan Kosova,  04.05.2017