Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, objektet e kultit do paguajnë 9.5 lekë/kwh

Është botuar në fletoren zyrtare vendimi mbi çmimin e shitjes së energjisë elektrike nga furnizuesi universal për kategorinë objekte kulti/bashkësi fetare.

Objektet e kultit dhe bashkësitë fetare do të paguajnë energjinë me një tarifë më të ulët e fiksuar në 9.5 lekë/kwh. Është ky vendimi që ka marrë Enti Rregullator i Energjisë së fundmi i cili përcakton se efektet do të shtrihen nga data 1 prill 2017 deri në 31 dhjetor 2017.

Tarifa e re barazon këto objekte me tarifën që aplikohet për konsumatorët familjarë ndërkohë që më herët kategorizimi ishte tek grupi i biznesit.

Vendimi i Entit vjen pas një kërkese të bërë nga Komiteti Shtetëror për Kultet në shtator të vitit të kaluar për një tarifë të reduktuar të energjisë eklektike.

Kjo kërkesë gjeti mbështetjen edhe të dy komisioneve parlamentare ai për Ekonominë dhe Financat si dhe ai për Veprimtarinë Prodhuese, dakordësi e cila u parashtrua në një shkresë të datës 16 dhjetor 2016.

Me vendimi e ri ERE kërkon që nga ana e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrikë që në këtë rast është edhe Furnizuesi Universal të aplikohet tarifë e re.

Kjo tarifë do të jetë objekt rishikimi në fund të vitit 2017 ashtu sikurse është procedura standarde për grupet e tjera dhe për aq kohë sa do të kemi një treg të rregulluar.

Scam Tv,  25.04.2017