Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Unaza “Ekonomike”, Gjiknuri: Impakt dhe në turizëm

Konispoli ka qenë ndalesa e radhës e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë njëkohësisht i deleguar i partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri.

Ai inspektoi nga afër punimet në lotin e parë të asaj që quhet “Unaza Ekonomike”. Në këtë aks qarkullimi kryesor është i automjeteve që transportojnë rreth 15 mijë ton mandarina çdo vit.

Sipas ministrit Gjiknuri, investimi mbart dhe rëndësi për turizmin pasi rruga shërben si pikë lidhjeje ndërmjet doganës së Qafë Botës dhe Parkut të Butrintit çka do të shtojë numrin e vizitorëve.

Scan Tv,  08.04.2017