Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rafineri të tejmbushura

Pse mbingopja me naftë po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në çmimet e saj

Masat e ndërmarra nga OPEC për të shkurtuar prodhimin nuk kanë pasur ende efektet e shumëpritura

Kjo situatë të sjell ndër mend filmin “Basti i Madh”, një film mbi spekulimet financiare. Helikopterë të vegjël fluturojnë shumë pranë rafinerive të naftës në Amerikë, dhe duke përdorur rrezet infra fotografojnë nëse niveli i naftës së papërpunuar është rritur apo është ulur në mbi 2,100 rafineri, në mënyrë të tillë që të kuptohet nëse kontrata e së ardhmes po mbivlerësohen apo jo. Genscape, është një kompani e cila u ofron tregtarëve në të gjithë botën të dhëna në lidhje me rritjen apo uljen e nivelit të naftës, dhe më e rëndësishmja është se ajo ia mundëson këto të dhëna përpara se ato të bëhen publike nga qeveria.
Këto të dhëna janë veçanërisht të dobishme në një kohë kur nivelet e inventarëve të naftës në Amerikë po shkojnë drejt rekordit të tyre dhe kjo po ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në çmimet e tyre dhe mbi të gjitha po ndikon negativisht në përpjekjet e OPEC-ut për të ndërprerë prodhimin si pasojë e mbingopjes.
Sipas një analisti në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë, niveli i lartë i inventarëve është një ndër elementet kryesore për të kuptuar se përse çmimet e naftës u rritën papritur këtë muaj.
Çmimet e naftës së papërpunuar amerikane, WTI (West Texas Intermediate) tregtohen më poshtë se 50 dollarë për fuçi, që pothuajse është i njëjti nivel çmimi me periudhën përpara se vendet anëtare të OPEC-ut të binin dakord për të ndërprerë prodhimin.
Tri janë arsyet që shpjegojnë faktin se përse rafineritë e naftës janë të tejmbushura:
Së pari, marrëveshja e OPEC-ut me prodhues të tjerë që s’janë anëtarë të saj, si Rusia, për të ndërprerë prodhimin që nga 1 janari i këtij viti, shkaktoi një stuhi në fondet e mbulimit, gjë kjo që bëri që çmimet e naftës të rriteshin.
Prodhuesit amerikanë të shistit argjilor u treguan shumë të shkathët për të përfituar nga kjo situatë, duke shtuar prodhimin e naftës. Numri i rafinerive të naftës amerikane është rritur nën 617 nga 386 që ishte një vit më parë, duke prodhuar rreth 400.000 fuçi në ditë më shumë se nivelet e shtatorit. Një pjesë e madhe e këtij prodhimi është depozituar në rafineritë në Cushing, Oklahoma.
Së dyti, OPEC-u është vetë një ndër shkaktarët e kësaj situate sepse në muajt përpara nënshkrimit të marrëveshjes për ndërprerje të prodhimit, ai rriti si prodhimin ashtu edhe eksportet. Faktori i tretë është forma e kurbës së çmimeve të kontratave të së ardhmes, e cila është e lidhur ngushtë me nivelin e inventarëve. Kur OPEC-u vendosi të ndërpresë prodhimin e naftës në janar duke shpresuar se deri në mesin e këtij viti do të vendosej një balancë ndërmjet ofertës dhe kërkesës dhe t’i shtynte tregjet e së ardhmes në një hap prapa, gjë kjo që nënkupton se çmimet në terma afatgjatë ishin më të ulëta krahasuar me ata në terma afatshkurtër. Tërheqja reflekton edhe vullnetin tregut për të blerë naftë dhe për ta përdorur atë në vend që ta depozitojë në rafineritë e naftës. Kjo strategji ishte efikase vetëm për një periudhë të shkurtër.
Por, që nga publikimi i të dhënave të inventarëve të naftës amerikane në 8 mars, tregu ra përsëri në “contango”, strukturë tregu në të cilën çmimi i kontratave të së ardhmes tregtohet mbi çmimin aktual të pritur.
Hillary Stevenson e Genscape vëren se kostot e depozitimit në rafineritë e naftës në Cushing janë rreth 41 cent për fuçi në muaj, krahasuar me çmimin 65 cent për fuçi në muaj të “contangos”.
Contango mund të jetë një profeci vetëpërmbushëse, sepse sa më shumë naftë që të depozitohet në rafineritë e naftës, aq më shumë do të bien çmimet afatshkurtra.
Pra, sfida e OPEC-ut është që të përpiqet për ta ndryshuar këtë situatë, ndoshta duke premtuar për të zgjatur shkurtimin e prodhimit përtej qershorit. Por nëse kjo ndodh, naftëtarët e shistit argjilor do të shtojnë numrin e puseve të naftës. Dhe në këtë mënyrë do të vazhdojë ky qark.

Revista Monitor,  02.04.2017