Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zbulohen rezerva të reja nafte në Britani

Kompania energjetike angleze “Hurricane”, njoftoi se 97km në perëndim të ishujve Shetland në Detin Verior është zbuluar afërsisht 1 miliardë fuqi rezerva nafte.

Në deklaratën e bërë nga kompania thuhet se punimet për nxjerrjen e naftës janë planifikuar të fillojnë në vitin 2019, ndërsa u tha se në dy puse të sondazhit të hapura 30km larg nga njëra tjetra në thellësi 1 mijë e 156 metra është zbuluar një rezervë e “naftës cilësore”.

Robert Trice, njëri prej udhëheqësve të lartë të kompanisë ka deklaruar se “Besojmë se zbulimi i bërë në fushën e njohur edhe si ‘Greater Lancaster’ është zbulimi i dytë më i madh i bërë brenda ujërave territoriale të Mbretërisë së Bashkuar deri më tani”.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  29.03.2017