Kina ndërton centralin e fundit me qymyr
Centrali i fundit me qymyr në Pekin pezulloi punën e tij, që do të thotë se elektriciteti në kryeqytetin kinez tashë sigurohet krejtësisht nga gazi, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve “Hsinhua”.
Pekini është duke vuajtur sërish nga një ndotje shumë e rëndë e ajrit.
Mbyllja e centralit termik të Huangneng u njoftua gjatë sesionin vjetor në Parlament, gjatë të cilit Kryeministri kinez, Li Keqiang, kishte premtuar se do t’i kthejë qiellin blu kinezëve.
Ndotësja e parë në botë, Kina asfiksohet gjithnjë e më shumë nga retë toksike. Për këtë arsye ka filluar të ndërmarrë hapa serioze në reduktimin sa më shumë të prodhimit të gazrave ndotës dhe me efekt serë.
Agjensia e lajmeve ekonomia, 21.03.2017