Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

FMN: Tatimi mbi pronën do mblidhet nga fatura e energjisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar e në raportin e plote te rishikimit te nënte dhe të dhjetë të marrëveshjes më Shqipërinë vuri në dukje se vendi ynë duhet të vijojë politiken e konsolidimit fiskal për të plotësuar objektivin për uljen e borxhit publik, duke këshilluar se duhet një vullnet i fortë politik.

Duke qenë se marrëveshja trevjeçare me Fondin ka përfunduar dhe para janë zgjedhjet e parlamentare, FMN ka porositur qeverinë që të mos japë stimuj fiskalë. Duke shpjeguar zbatimin e marrëveshjes, FMN ka vënë në dukje se duhet përshpejtuar reforma mbi taksën e pronës dhe sipas projektit të qeverise kjo taksë do të vilet tek faturat mujore të dritave dhe ujit.

Autoritetet synojnë të fusin një taksë të pronës më 2017, teksa të ardhurat nga tatim mbeten ende të ulta edhe krahasuar me vendet e rajonit. FMN thotë se kryeministri ka miratuar një plan veprimi  dhe një grup të veçante pune që po drejton procesin.

“Kadastra fiskale është duke u zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike. Ministria e Financave është duke zhvilluar projekt pilot në katër zona të mëdha, duke integruar faturat e tatimit të pronës në faturat e energjisë elektrike dhe ujit, për ta shtrirë më tej këtë skemë” thuhet në raportin e FMN-së.

FMN vë në dukje se Autoritetet  në Shqipëria kanë zbatuar një rregullim të konsiderueshëm fiskal. Krahasuar me vitin 2013të ardhurat janë rritur me rreth 2.7 për qind të PBB-së.  Por efikasiteti sistemit të taksave dhe reforma e tatimit mbi pronën sipas vlerës së tregut është e vonuar.

Fondi konsideron se strategjia e konsolidimit fiskal kërkon angazhim të fortë politik. “Autoritetet duhet të përmbahen nga dhënia e stimujve të rinj tatimor. Plani i veprimit për të futur një taksë të pronës vlerësimi me bazë duhet të zbatohet urgjentisht. Reformat për modernizimin e administratës tatimore janë çelësi për të siguruar konsolidim fiskal në mënyrë efikase dhe përmirësimin e klimës së biznesit”.

FMN në dukje se reformat kyçe në  administratën tatimore kanë përparuar, duke përfshirë edhe zbatimi i një sistemi të ri të IT-je  dhe ristrukturimin plotë organizativ me një fokus menaxhimin e risku. Megjithatë, kapacitet e administratës tatimore mbeten një sfidë.

Revista Monitor,  02.03.2017