Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

SHBA lufton OPEC, nafta luhatje minimale

Çmimet e naftës u regjistruan në luhatje minimale gjatë sesionit të sotëm, si pasojë e luftës së tregut që vijon të mbajë të bllokuar trajektoren e çmimeve.

Pavarësisht se, vendet e OPEC dhe Rusia deri më tani kanë surprizuar tregjet duke zbatuar me përpikmëri marrëveshjen për shkurtimin e prodhimit, efekti i Shteteve të Bashkuara ka bërë që çmimet të mos shkojnë dot më tej.

Gjithsesi, ekspertët shprehen se, perspektiva tregon që OPEC do të shkurtojë edhe më tej prodhimin, çka përkthehet në një rritje të çmimeve nga ky moment e tutje.

Marrëveshja mes palëve flet për shkurtim të prodhimit me 1.8 milionë fuçi në ditë, ndërkohë që deri tani është arritur në vetëm 1.1 milionë fuçi.

Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 56.03 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 54.06 dollarëve për fuçi.

Scan T,  28.02.2017