Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investimi në ekonomi, zgjerimi më i madh në energji

Ndërmarrjet e të gjithë sektorëve i rriten investimet me 14 për qind më 2015 në krahasim me një vit më parë, sipas anketës strukturore të INSTAT.

Vlera e investuar arriti në 208 miliardë lekë.

Investitorët më të mëdhenj vijojnë të jenë ndërmarrjet e energjetikes dhe ujit. Më 2015 investimet në këtë sektor u zgjeruan me 13 për qind ose 7 miliardë lekë. Gjithsej vlera arriti në 59 miliardë lekë ose 430 milionë euro. Më 2014 dhe 2015 investimet gjithsej në këtë sektor arritën në 112 miliardë lekë. Rreth gjysma e kësaj vlerë i dedikohet investimeve të kompanisë Statkraft, e cila vitin e kaluar finalizoi ndërtimin e HEC-t të Banjës në lumin Devoll.

Pavarësisht se më vlerë të vogël kompanitë shqiptare vitin e kaluar kanë dyfishuar investimet në sektorin e hotelerisë. Investimet arritën në 2.3 miliardë lekë nga 1.2 miliardë më 2014. Fokusi i investimeve në sektorin e hotelerisë dhe turizmit ka ardhur në rritje kohët e fundit për shkak të ofertës gjithnjë e në rritje nga të huajt për të pushuar në Shqipëri. Kjo tendence u nxit së fundmi edhe nga pasiguria në Turqi e cila po orienton pushuesit drejt vendeve të tjera të Mesdheut.

Sektori që pa rënie dramatike të investimeve ishte industria nxjerrëse. Rënia me 2015 ishte 35 % krahasuar me 2014, e nxitur nga rënia drastike e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Shumica e kompanive që nxjerrin naftë në vendin tonë u përballen me kosto më të larta se çmimet. Si rezultat i kësaj situate kompanitë panë rënie të fitimeve dhe investimeve.

Ndryshe nga industria nxjerrëse, ajo përpunuese ka parë një dyfishim të investimeve. Të nxitura nga kërkesa e jashtme në rritje sidomos ndërmarrjet e fasonit janë zgjeruar ndjeshëm. Më 2015 në  linjat e industrisë përpunuese u investuan 21.1 miliardë lekë nga 9.8 miliardë lekë më 2014.

investimet-ne-ekonomi-sipas-sektoreveInvestimet në sektorin e ndërtimit ranë gjithashtu. Moratoriumi i lejeve që është ende në fuqi për shumicën e qarqeve ka penguar investimet në sektor të cilat ishin 9 për qind më të ulta se më 2014.

Ndryshe nga treguesit e tjerë, prodhuesit e të mirave zënë pjesën më të madhe të investimeve të realizuara duke përbërë 61,8 % të investimeve gjithsej për 2015.

Revista Monitor,  24.02.2017