Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie prodhimi i KEK, KEDS në vështirësi

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se është reduktuar sërish prodhimi i energjisë elektrike.

Në punë sipas KEDS janë vetëm njësitë B2 dhe A4. Për më tepër, kjo e fundit po punon me kapacitete të reduktuara.

“Pra, nga 4 blloqe sa do të duhej të ishin në funksion, po punohet më me pak se dy. Prodhimi total per momentin është 350 MWh nga 670MWh sa ishte planifikuar.”

“Sot është dashur të kthehet edhe njësia B1, por kjo nuk ka ndodhur. Kjo ka bërë që të krijohen vështirësi në furnizim me energji elektrike”, thekson KEDS.

KEDS/KESCO është duke importuar sasi të konsoderueshme që shkon deri në 465 MWh, por kjo sasi nuk po mjafton. Po bëjmë maksimumin që të sigurohet sasi shtesë, por është shumë e vështirë, pasi ka mungesa të mësha edhe në rajon.

KEDS/KESCO kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë situatë e cila është krijuar nga devijimi i prodhimit të planifikuar.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  06.02.2017