Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bursa e energjisë, baza ligjore gati

Ministria e Energjisë ka tashmë gati projektin përfundimtar të Bursës së Energjisë. Fakti u pohua nga ministri i Energjisë Damian Gjiknuri në aktivitetin “Ekspoforum- Tregu i ditës në avancë si pjesë e politikave liberalizuese dhe integrimit rajonal të tregjeve të energjisë” që mbahet në Tiranë.

Në fjalën e tij, Gjiknuri tha se nisma ligjore është në proces diskutimi me grupet e interesit e shumë shpejt do të depozitohet në Kuvend.

“Ministria e Energjisë ka përgatitur bazën ligjore të nevojshme për krijimin e Bursës. Jemi duke e diskutuar me grupet e interesit dhe me konsulentët ndërkombëtarë”, tha Gjiknuri. Në vijim të fjalës së tij, ai bëri të ditur se brenda mesit të këtij viti baza ligjore për krijimin e tregut të energjisë do të jetë gati ndërsa në vitin e ardhshëm, ai do të jetë funksional.

Ky hap, sipas Gjiknurit, vjen pas rivendosjes së stabilitetit financiar në sektor e pas vijimit të investimeve që i cilësoi si “rekord”.

Në fjalën e tij Gjiknuri u dha përgjigje edhe shqetësimeve të krijuara në radhët e biznesit ku tha se janë marrë parasysh kërkesat dhe se në këtë proces, sipërmarrësit por edhe konsumatorët do të garantohen.

Scan Tv,  31.01.2017