Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IRENA, studim mbi energjinë e rinovueshme

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA)ka hartuar një studim të detajuar në lidhje me potencialin që kanë vendet e Europës Juglindore, përfshi këtu edhe Shqipërinë sa i përket këtij sektori.

Sipas llogaritjeve i gjithë rajoni llogarit një fuqi të instaluar në rreth 118 gigavat, nga e cila energjia e rinovueshme llogaritet në 36 GW në 2015-ën ku rreth 75% realizohen nga burime hidro. Shqipëria është një nga vendet që varet tërësisht nga burimet hidro, Kosova nga linjiti, ndërsa vendet e tjera kanë një prodhim miks. Kështu Bullgaria, Rumania dhe Ukraina janë të vetmet shtete që kanë një sistem të ngritur të energjisë që sigurohet nga dielli dhe nga era m me një fuqi të instaluar në rreth 7.8 GW.

Në studim thuhet se vendet e rajonit duhet zëvendësojnë format e vjetra të prodhimit të energjisë dhe se po kështu strategjitë e vjetra duhet të rifreskohen. Pjesa më e madhe e vendeve ballafaqohen edhe me mungesën e zbatimit të legjislacionit, duke qenë se Bashkimi Europian ka vendosur objektiva të përcaktuara që duhen arritur në vitin 2030.

Vendet e rajonit të Europës Juglindore kanë një potencial energjie të rinovueshme prej rreth 740 GW: më konkretisht nga energjia e erës (532 GW) nga ajo diellore (120 GW).

Sipas studimit të IRENA-s 126.9 GW mund të instalohen në mënyrë efikase, shifër kjo që është 15 herë më e lartë se ajo e planifikikuara 8.2 GW deri në vitin 2020.

Sa i përket Shqipërisë, vendi nuk do të mund të arrijë tragetin e përcaktuar prej 38% deri në vitin 2020. Vendi nuk ka ende kapacitete të instaluara të energjisë diellore dhe asaj nga era. Nga ana tjetër, problem konsiderohet edhe fakti se shumë investime janë realizuar pa prezencën e ekspertëve dhe pa plane teknike dhe financiare.

Megjithatë Shqipëria konsiderohet si një nga vendet me kosto të ulët të prodhimit të energjisë. Mungesa e burimeve alternative bën që të ketë humbje deri në 50-70/MWh, shifër kjo më e lartë se në BE.

Revista Monitor,  27.01.2017