Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BB për Rusinë: Të diversifikojë varësinë nga nafta

Rusia duhet të përmirësojë klimën e investimeve, diversifikojë ekonominë e varur nga nafta dhe nxisë rritje e produktivitetit nëse do të arrijë hapat e ekonomisë globale, deklaron Banka Botërore.

Në një raport të quajtur “Rrugëtimi drejt Rritjes Gjithëpërfshirëse”, Banka Botërore i ka ofruar autoriteteve ruse disa udhëzime për mënyrën se si të tejkalojnë vështirësitë ekzistuese ekonomike dhe financiare që të arrijë në një perspektivë më mirë në të ardhmen.

“Pavarësisht se frytet e shumë veprimeve politike do të shfaqen në terma afat-mesëm dhe afat-gjatë, tashmë është koha për të nisur”, nënvizon Banka Botërore.  Pas një dekade të rritjes së varur nga nafta, konkurrueshmëria e Rusisë po përkeqësohet.

Në 2016-ën, ekonomia ruse u tkurr me 0.5-0.6%, ndërsa në 2015-ën pati një rënie me 3.7%. Sipas Bankës Botërore, ekonomia do të rritet me 1-2% në  vit në periudhën afa-mesme.

Kjo është poshtë rritjes globale prej 2.7% të projektuar për 2017, dhe shumë poshtë mesatares së rritjes ekonomike prej 7%, që Rusia kishte në vitet 2000’.

“Kriza e fundit ka ekspozuar cënueshmëritë e ekonomisë ruse dhe ka ngritur pyetje mbi qëndrueshmërinë e veprimeve të shkuara për ta nxitur atë”, shkruan Banka Botërore.

Me rënien e çmimeve të naftës dhe vendosjen e sanksioneve perëndimore për aneksimin e Krimesë, autoritetet ruse do ta kenë të vështirë për të gjetur një ekuilibër mes detyrimeve sociale dhe qëndrueshmërisë fiskale.

Për të tejkaluar vështirësitë dhe nxitur aktivitetin e investimeve, Rusisë i duhet një infrastrukturë dhe bazë rregullatore më e mirë, thekson Banka Botërore.

Scan Tv,  13.01.2017