Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbyllet kanali i Bosforit, pezull tregtia e naftës

Moti i acartë dhe stuhitë e dëborës kanë goditur një pjesë të madhe të Europës. Turqia është ndër vendet më të goditura. Qeveria ka urdhëruar mbylljen e kanalit të Bosforit, çka do të thotë se, kalimi i anijeve të transportit është i pezulluar.

Bosfori është pikë kyçe tranziti për linjat më të rëndësishme botërore të transportit të naftës dhe grurit. Banorët e Stambollit, nga ana tjetër, duken mjaft të entuziazmuar nga prania e borës.

Më pëlqen të eci në dëborë, dhe më pëlqen ti japë biçikletës në dëborë”-thotë një banor i qytetit. “Pa diskutim që bora është e këndshme, por nëse bie dëborë në Stamboll, jeta ndalon. Rrugët, kryesisht ato të vogla bllokojnë tërësisht trafikun”, deklaron një banore.

Jo vetëm trafiku detar dhe ai rrugor janë në ngërç, por edhe ai ajror. Stuhitë kanë detyruar anulimin e qindra fluturimeve në hyrje dhe në dalje të aeroportit Kemal Ataturk të Stambollit.

Kushtet e rënda atmosferike kanë detyruar anulimin e 395 fluturimeve mes të Premtes dhe të Shtunës. Provincat lindore të Turqisë nga ana tjetër janë izoluar tërësisht nga stuhitë e dëborës.

Scan TV,  09.01.2017