Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trepça bën bilancin e vitit 2016

Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, në konferencën e fundvitit tha se 2016-a është viti më i suksesshmi i pasluftës.

Ai tha se ky sukses ka ardhur nga angazhimi i të gjithë të punësuarve në “Trepçë”.

“Minatorët çdoherë kanë qenë në ballë të përgjegjësive kombëtare, çdoherë kanë qenë tregues të rrugës drejt perspektivës. Edhe këtë vit puna dhe angazhimi i tyre na bënë të jemi krenarë. Duke u bazuar në gatishmërinë e institucioneve qendrore me të cilët u definua statusi i ndërmarrjes ‘Trepça’ dhe u miratua Ligji për ‘Trepçën’ në Kuvendin e Kosovës, ne e kemi shpallur 2016-n vit të suksesit dhe të prodhimit, në mënyrë që të tregojmë se ‘Trepça’ si një ndërmarrje publike me një ligj të veçantë do të ndikojë fuqishëm dhe pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Tmava.

Sipas tij, nuk është më aspiratë, por realitet se Ligji për “Trepçën” e njeh atë vetëm si të tërë, të pandarë, e cila do të funksionojë edhe si e tillë.

Tmava tha se me gjithë problemet që kanë përcjellë “Trepçën” gjatë gjithë vitit, 2016-a ndonëse ka reflektuar suksese dhe ballafaqime me sfida të ndryshme është viti më i suksesshëm i pasluftës, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar gjendja financiare është për 109 për qind më e mirë.

“Mund të konstatohet se viti 2016 është vit shumë i suksesshëm, vit i cili më në fund e ka kurorëzuar edhe statusin e ‘Trepçës’ dhe është bërë finalizimi i Ligjit për ‘Trepçën’, që tanimë është në fuqi dhe me angazhim të jashtëzakonshëm të të gjithë të punësuarve kemi arritur që vitin 2016 në aspektin e prodhimit ta përmbyllim me një sukses që reflekton vitin më të suksesshëm në aspektin e prodhimit dhe krijimit të të hyrave nga shitja e koncentratit, si viti më i suksesshëm i pasluftës”, konstatoi drejtori Tmava.

Gazeta Zeri,  29.12.2016