Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE: Ja sa do paguajnë konsumatorët

Enti Rregullator i Energjisë ka marrë në shqyrtim aplikimet për çmime të reja energjie nga ana e OSHEE dhe OST por në vendimin e dhënë përcaktohet se deri në mars 2017 konsumatorët finalë do të vazhdojnë me të njëjtat çmime aktuale.

“Deri në 31.03.2017, të lërë në fuqi tarifat dhe çmimet e përkohshme të energjisë elektrike të miratuara përkatësisht me vendimet si më poshtë”, thuhet në vendimin e ERE i cili nënvizon edhe çmimet ekzistuese për çdo kategori.

Por, i njëjti vendim përcakton tarfia të reja për klientët e lidhur në 35 kilovolt të cilët duhet të funksionojnë sit ë pavarur në treg. Furnizues i këtyre përkohësisht është kompania e shpërndarjes pasi asnjëri nuk ka mundur të sigurojë furnizues të ri.

Në këto kushte Enti Rregullator ka përcaktuar tarifat e reja që këta klientë do të paguajnë ndaj furnizuesit universal. “Për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 Lekë/kWh ndërsa çmimi në pik është 10.93 Lekë/kWh. Për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 20 kV çmimi i shitjes së energjisë është 11 Lekë/kWh ndërsa çmimi në pik është 12.65 Lekë/kWh. Tarifa e aksesit të shpërndarjes për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 20kV të jetë 3,9 Lekë/kWh”, përcakton vendimi.

ERE i kërkon OSHEE që të jetë korrekte me pagesat e faturave që ka ndaj OST dhe KESH dhe këtu i referohet jo vetëm detyrimeve korrente por dhe të prapambetura me argumentin e shlyerjes së kredive që kanë dy operatorët.

Scan TV,  29.12.2016