Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nga energjia te gazi, 50 liçenca deri në nëntor 2016

Enti Rregullator i Energjisë pati një vit aktiv gjatë 2016 e lidhur kjo me kuadrin ligjor të nevojshëm për plotësimin e paketës ligjore të nevojshme për modelin e ri të tregut, por kjo nuk ka kufizuar licencimin e operatorëve të rinj në treg.

Nga të dhënat  e ERE rezulton se deri në nëntor 2016 janë dhënë me shumë se 50 licenca në disa lloje aktivitetesh që nisin nga prodhimi e tregtimi i energjisë elektike tek tregtimi apo furnizmi i gazit. Por si paraqitet në shifra për secilën kategori licencimi?

Për prodhim energjie në total janë dhënë 21 licenca, për treg energjie 17 licenca, kurse për furnizim energjie vetëm 9 licenca. Në lidhje me gazin janë dhënë vetëm dy licenca ku e para është për furnzimim dhe e dyta për tregtim.

Në fund është dhënë edhe një licencë për prodhim energjie nga impianti i përpunimit të mbetjeve. Dhënia e licencave të reja ka të bëjë kryesisht me futjen në funksion të hidrocentraleve të reja. Kompanitë në shumicën e rasteve duhet të plotësohen me të paktën dy nga këto licenca që janëprodhim dhe tregim energjie.

Në vitin 2016 në prodhim u fut edhe hidrocntrali i Banjës i Devoll Hydropoëer ndërsa në sy bie edhe licenca dhënë Albtek Energy , impiant që do të prodhojë energji nga përpunimi i mbetjeve në Elbasan.

Licencat 2016

Prodhim të energjisë elektike 21

Tregtim energjie   17

Furnizim energji elektrike   9

Furnizim gaz    1

Tregtim gazi    1

Prodhim energjie nga impianti i mbetjeve   1

Scan TV,  26.12.2016