Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE importon 13 mln euro energji

Moti i ftohtë duket se ka rritur kërkesën për energji elektrike, e cila nuk është duke u përballuar nga burimet vendase.

Për të realizuar një furnizim të rregullt Operatori i Shpërndarjes së energjisë (OSHEE) ka mbyllur procedurat e një tenderi me të cilin do të importohen 265,200 MWh energji elektrike për periudhën 21 dhjetor-31 janar me vlerë 13 milionë euro.

Çmimi mesatar që u arrit për periudhën 21-31 dhjetor 2016  rezultoi 49.08 Eu/Mwh dhe 50.99 Eu/Mwh, ndërsa për periudhën 01-31 janar 2017 çmimi mesatar i arritur në tenderime ishte 50.9 euro. Për të gjithë periudhën 40 ditore energji që do të blihet nga jashtë është tenderuar me çmim mesatar 49.08 euro.

Shoqëritë fituese janë Devolli Hydropower, EFT AG, GSA shpk, NOA Energy Trade, Danske Commodities, GEN-I Tirana shpk dhe AXPO doo Beograd .

OSHEE lajmëroi se gjate ditëve të para të muajit dhjetor 2016, si rrjedhoje e uljeve të menjëhershme dhe të paparashikuara të temperaturave, pati një rritje të ngarkesës në rrjetin e shpërndarjes. Në përputhje me korrespondencën me shoqërinë KESH sh.a u konfirmua prej saj për një pamundësi për plotësimin e kërkesës totale të OSHEE sh.a kjo e shoqëruar edhe me faktin qe KESh sh.a do të organizonte remonte te agregateve te saj prodhues në periudhën 16-31 Dhjetor 2016.

Për shkak të kësaj situate  Operatori i Sistemit të Shpërndarjes vendosi fillimin e procedurave të blerjes së energjisë elektrike në treg të parregulluar. Nga parashikimi i ngarkesës totale në rrjetin e shpërndarjes, duke zbritur parashikimin e prodhimit të energjisë së prodhuar nga Prodhuesit me Përparësi të Energjisë Elektrike dhe parashikimin e prodhimit e KESH sh.a, furnizimi i pjesës së mbetur të ngarkesës me energji elektrike do të realizohet nga blerja në tregun e parregulluar në sasinë prej 79,200 Mwh ose 300 Mwh ne profilin bandë për periudhën 21 – 31 Dhjetor 2016 si dhe sasinë prej 186,000 Mwh ose 250 Mwh në profilin bande për periudhën 01-31 janar 2017.

Revista Monitor,  22.12.2016