Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Statusi i naftëtarit, Spahiu: Si mund të përfitohet

Ministria e Energjisë dhe Industrisë sëbashku me atë të Mirëqenies dhe Rinisë kanë punuar sëbashku për hartimin e projektligjit që do të përcaktojë statusin e naftëtarit, përfitimet prej tij dhe detyrimet e palëve të përfshira.

Në një intervistë për televizionin SCAN drejtori i Politikave Hidrokarbure në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë Dritan Spahiu sqaron edhe procedurën që do të ndiqet për ta përfituar këtë status nga punonjësit apo ish-punonjësit e sektorit.

Projekti parashikon që përfitues të jenë të gjithë ata që sot janë aktivë në terren, por edhe ata që kanë dalë në pension por që plotësojnë kushtet e përcaktuara që lidhen me vitet e punës.

I njëjti draft parashikon edhe kufizimin e pagës minimale në nivelet e 33 mijë lekëve si dhe krijimin e një fondi që do të shkojë tek punonjësit në raste ristrukturimi, privatizimi të kompanive.

Parashikohet që ligji të kalojë në qeveri dhe në Kuvend shumë shpejt, dhe mbyllja me gjithë aktet nënligjore të bëhet brenda tremujorit të parë të vitit 2017.

Scan TV, 14.12.2016