Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Mbetjet, në Elbasan impiant për rekuperimin e energjisë

Do të ndërtohet impianti për rikuperimin e energjisë nga trajtimi i mbetjeve urbane në Elbasan.

Në një kohë kur diskutohet për lejimin ose jo të importit të mbetjeve, vjen një lajm për përpunimin e mbetjeve urbane në vend. Ky ka qënë vendimi i Këshillit të Ministrave që i hap rrugë këtij impianti i cili do të ketë të drejtë të funksionojë për 25 vjet.

Shoqëria që ka fituar të drejtën e ndërtimit të këtij impianti është ALBTEK ENERGY pas propozimit të bërë nga Ministria e Energjisë. Marrëveshja përfshin një pagesë prej 2% të sasisë vjetore të energjisë së prodhuar ose vlerën në lekë të kësaj shume, që shoqëria duhet ti bëjë Ministrisë së Energjisë.

Gjithashtu kjo kompani do të ketë detyrë që të paguaj edhe çdo përfitim tjetër shtesë që do të jetë si rrjedhojë e tregut energjitik.

Scan Tv,  22.11.2016