Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC, rekord prodhimi nafte në tetor

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) konfirmoi sot se ka prodhuar sasinë rekord të naftës së papërpunuar në muajin tetor, edhe pse karteli dëshironte një kufizim të prodhimit për të mbështetur çmimet.

“Të 14 vendet e kartelit prodhuan 33,64 milionë fuçi nafte në ditë muajin e fundit, ose një rritje prej 236 000 fuçi në ditë në një muaj”, njoftoi organizata në raportin e saj mujor publikuar në Vjenë.

“Për të gjitha produktet e naftës, prodhimi botëror është rritur me 970 000 fuçi në ditë në një muaj dhe 880 000 në një vit në 96,32 milionë fuçi në ditë, vendet jashtë OPEC-ut gjithashtu edhe ato kanë shënuar rritje në prodhim në muajin tetor”, u shpreh ai.

Për tremujorin e katërt, OPEC-u pret një kërkesë mesatare botërore prej 95,31 milionë fuçi në ditë, ende shumë më poshtë  se niveli i prodhimit të konstatuar.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  21.11.2016