Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

5 në pranga, tentuan të vjedhin pompën e naftës

Dhunuan rojën e objektit dhe tentuan të vjedhin pompën e një pusi nafte, policia e Fierit ka ndaluar 5 të rinj.

1.Robert Xhafa, 20 vjeç.
2.Klejdisjan Çepele, 18 vjeç.
3.Armand Xhafa, 20 vjeç.
4 Enea Çepele, 19 vjeç.
5.Nikollaq Ismaili, 18 vjeç, të pestë banues në fshatin Kuman, Rroskovec, janë të rinjtë e ndaluar nga policia.

Këta shtetas në bashkëpunim mej njëri tjetrin, gjatë natës me datën 08.05.2016, në gropën ekologjike nr.7, në Jagodinë, kanë tentuar të vjedhin një pompë të pusit të naftës dhe kanë dhunuar shtetasin F.C, 53 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Rroskovec, ku dhe i kanë marrë një aparat celulari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

Shqiptarja.com  18.11.2016