Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP dhe Devoll Hydropower do udhëheqin rritjen

Ekonomia e vendit, sipas projeksioneve të qeverisë që shoqërojnë projektbuxhetin e vitit 2017, do të rritet me 3.8% vitin që vjen, e udhëhequr nga konsumi dhe investimet private. Sipas projeksioneve të qeverisë, rritja do të udhëhiqet nga dy projektet e mëdha TAP dhe Devoll Hydropower, të cilët do të kenë një kontribut në rreth 2.6% në rritjen e investimeve private.

Gazsjellësi TAP, vitin që vjen është në fazën kulmore të punimeve prej të cilave dhe gjithashtu do të ketë kontributin më të madh në ekonominë e vendit.

Eksportet gjithashtu pritet të kenë ndikim pozitiv, por ecuria e tyre do të varet nga ecuria e çmimeve të lëndëve të para në tregun ndërkombëtar dhe nivelit të kërkesës për këto mallra.

Pavarësisht se politika fiskale, në mënyrë të qartë do të vazhdojë të jetë e orientuar drejt konsolidimit, në afat të mesëm dhe afat të gjatë, politika buxhetore e qeverisë, për të ruajtur një nivel të investimeve publike në rreth 5.6% të PBB-së për vitin 2017, gjithashtu do të nxisë krijimin e konsiderueshëm të kapitalit fiks bruto në ekonomi (me më shumë se 10%), e cila është e rëndësishme për të mbajtur nivele relativisht të larta rritjeje.

Nga ana tjetër, në vitin 2017, politika fiskale e planifikuar në afat të mesëm dhe më tej, do të jetë kryesisht pasqyrë e nivelit pozitiv të konsumit publik, nga një performancë negative e regjistruar një vit më parë. Ndërsa, rritja e konsumit privat pritet të vazhdojë të jetë me vlera pozitive, përderisa besimi i konsumatorëve është përmirësuar që nga masat tatimore të zbatuara në vitin 2015. Në të njëjtën kohë, qëndrimi akomodues i parashikuar i politikës monetare për periudhën afatmesme, për sa kohë që presionet e ulëta inflacioniste priten të mbeten në kahun e poshtëm, do të mbështesë edhe konsumin privat edhe investimet.

RevistaMonitor,  07.11.2016