Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Më pak energji e hedhur në rrjet nga OSHEE

Reforma në energji që përfshin edhe kthimin e kulturës së pagesës së faturës nga të gjithë konsumatorët pa asnjë përjashtim ka bërë që këta të fundit të bëhen më kursimtarë.

Në këtë përfundim mund të dalësh lehtësisht nëse i hedh një sy statistikave të energjisë që hidhet në rrjet nga Operatori i Shpërndarjes të cilat për vitin 2016 kanë vlerat më të ulëta ndër vite me përjashtim të muajit maj.

Kështu në janar 2016 energjia e hedhur në rrjet është 671 mijë mwh kur tradicionalisht të paktën për 6 vitet e mëparshme kjo ka qenë mbi këtë vlerë madje mbi 700 mijë mwh. Në muajin shkurt energjia në rrjet ishte 559 mijë megavat/orë ndërkohë që nga viti 2010 deri në 2015 ajo është luhatur mesatarisht mbi 600 mijë mwh.

Në mars energjia në rrjet ishte 573 mijë mwh kur në fakt në 8 vitet e fundit luhatshëmria është sërish mbi 600 mwh. E kështu me radhë paraqiten të gjithë muajt duke treguar se marrja e masave për të nxitur pagesën e faturave ka bërë që të ulet konsumi duke rezultuar në fatura me vlera më të ulëta.

Totali i energjisë së konsumuar në rrjet arrin nga janari në gusht në vlerën 4.6 milionë megavat/orë nga të cilat 4.2 milionë janë për konsumatorët në rrjetin e shpërnadrjes ndërsa pjesa tjetër i përkasin konsumit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Tec Vlorës dhe Klientët e Kualifikuar.

Scan Tv,  04.11.2016