Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çipa shprehet për burimet fotovoltaike të energjisë

Drafti “Për burimet e energjisë së rinovueshme” pritet që shumë shpejt të kalojë në qeveri duke sjellë me vetë edhe disa risi.

Një prej tyre lidhet me prodhimin e energjisë nga burimet fotovoltaike deri në 500 kilovat të cilëve ju garantohet blerje e sasisë tepër.

Këshilltarja e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë Entela Çipa në një intervistë për televizionin SCAN jep edhe detajet si parashikohet të funksionojë kjo skemë.

Draftligji për burimet e rinovueshme është një ndër aktet e fundit dhe më të rëndësishëm nënligjore që pritet të miratohen për të plotësuar gjithë kuadrin e nevojshëm në përshtatje të modelit të ri të tregut të energjisë.

energjia.al  01.11.2016