Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vjen risia e fundit e kompanisë Tesla

Elon Musk, drejtues ekzekutiv i Tesla Motors prezantoi së fundmi çatitë e reja, ato diellore, që janë edhe produkti më i ri i kompanisë që po revolucionon përdorimin e energjisë.

Këto panele diellore ilustrojnë më së miri fuqinë që ka në treg bashkimi i prodhimit të makinave elektrike me SolarCity, të cilën Tesla e bleu pak kohë më parë. Produkti i ri eleminon nevojën e paneleve tradicionale dhe vihet në funksion të ëndrrës së Musk për të nxjerrë te konsumatori një stil jetese që nuk përdor karburantet fosile.

“Kjo është pak a shumë e ardhmja. Një makinë elektrike, një mur energjie dhe një çati diellore”-deklaroi Musk gjatë prezantimit të produktit të ri. Kompania nuk dha shumë detaje mbi çmimin, por shtoi se do të jetë me më pak kosto sesa panelet tradicionale.

Tesla synon që ky produkt të jetë revolucionar duke hyrë masivisht në përdorim. Kjo mund të jetë edhe e ardhmja e ndërtimit. Elon Musk kërkon që me kalimin e kohës shtëpitë dhe banesat në Botë të bëhen diellore.

Scan Tv,  31.10.2016