Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nisin bisedimet për statusin e naftëtarit

Rreth 5 mijë punonjës në industrinë e naftës dhe të gazit, pritet të përfitojnë nga projektligji i dorëzuar në Kuvend për statusin e tyre.

Nisma që mban firmën e deputetit të PDIU-së Omer Mamo, parashikon rritje të pagës minimale, rritje të pensioneve e kontributeve dhe ulje të daljes së moshës në pension për naftëtarët. Nisma është bërë prezente në Komisionin Parlamentar të Çështjeve Sociale.

Në këtë status parashikohet gjithashtu detyrimi që do të kenë operatorët privat që përfitojnë një koncesion në fushën e naftës për krijimin e fondit profesional privat të pensioneve për naftëtarët me qëllim për të realizuar një mbrojtje më të mirë shoqërore dhe një pension më të mirë në moshën e pleqërisë.

Efektet financiare të këtij ligji përllogariten në afërsisht 400 milionë lekë.

Scan Tv,  26.10.2016