Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BB rishikon me rritje çmimet e naftës

Banka Botërore ka rritur parashikimet e saj të 2017-s për çmimet e naftës së papërpunuar në $ 55 për fuçi nga 53 $ për fuçi që ishte parashikimi i tremujorit të dytë.

Banka Botërore tha se rishikimi me rritje i dedikohet Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), e cila po përgatitet të kufizojë prodhimin pas një periudhe të gjatë të prodhimeve pa kufi.

Çmimet e energjisë, të cilat përfshijnë naftën, gazin natyror dhe qymyrin, janë parashikuar të rriten pothuajse me 25% vitin e ardhshëm, një rritje më e madhe se ajo e parashikuar në korrik.

Çmimet e naftës pritet të rriten me një mesatare 43 për fuçi në vitin 2016, vlerë kjo e pandryshuar nga raporti i muajit korrik.

“Ne presim një rritje të fortë të çmimeve të energjisë, të udhëhequr nga nafta, vitin e ardhshëm”, tha John Baffes, Ekonomist i Lartë dhe autori kryesor i rishikimit të çmimeve në tregjet e mallrave. “Megjithatë, ka pasiguri të konsiderueshme, ndërsa presim detajet dhe zbatimin e marrëveshjes së OPEC-ut, i cili, nëse finalizohet, pa dyshim do të ndikojnë në tregjet e naftës.” tha ai.

Një rritje modeste është projektuar për shumicën e mallrave në vitin 2017. Çmimet e metaleve dhe minerale pritet të rriten 4.1% vitin e ardhshëm, kjo për shkak të ngushtimit të ofertës.

Çmimet zinkut janë parashikuar të rritet më shumë se 20%, pas mbylljes së disa minierave të mëdha të zinkut. Ndërsa ari është parashikuar të bjerë pak vitin e ardhshëm, duke shkuar për 1,219 $ për ons, pasi normat e interesit ka të ngjarë të rriten.

Çmimet e prodhimeve bujqësore pritet të rriten me 1.4% në vitin 2017, pak më pak se sa pritej në korrik, pasi çmimet e ushqimeve janë parashikuar të rriten më ngadalë se sa ishte parashikuar (1.5%) dhe çmimet e pijeve janë rishikuar me rënie në pritje të rritjes së madhe të prodhimit të kafesë.