Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE: Deri kur do jenë të rregulluara çmimet e energjisë

Enti Rregulaltor i Energjisë ka përcaktuar se deri kur do të japë vendime për rregullimin e çmimeve të paktën për njësitë gjeneruese që janë publike.

Në ndryshimet e bëra në rregulloren për “rregullat e përkohshme të tregut shqiptar të energjisë” thuhet se ERE-ja do të miratojë çmimet e rregulluara për njësitë e gjenerimit të ngarkuara me detyrimin e shërbimit publik deri në krijimin e tregut të balancimit ose kur parashikohet ndryshe nga aktet e tjera të Entit.

Kjo do të thotë që institucioni do të vazhdojë të bëjë vlerësimin e çmimeve në bazë të shpenzimeve që ka secila njësi gjeneruese apo planeve të tyre të investimit. Synimi i modelit të ri të tregut është që ai të jetë i liberalizuar dhe ku çmimet të përcaktohen në gjendje të lirë nga kërkesë oferta mes operatorëve.

Për këtë ka angazhim edhe për një bursë energjie ku Operatori i Sistemit të Transmetimit do të ketë edhe rolin parësor. Në të njëjtin rregullore Enti ka bërë edhe një ndryshim tjetër që lidhet me blerjen e energjisë për humbjet.

Nëse më herët ishte specifikuar që OST do të zhvillonte prokurimet për humbjet në rrjetin e transmetimit nga tregtarët në fakt specifikimi i ri është vetëm për humbjet në transmetim pavarësisht se pasojë e kujt është.

Scan Tv,  17.10.2016