Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shqipëria “humbet” me energjinë

Këshilli Energjetik Botëror ka publikuar së fundmi raportin e quajtur: “World Energy Trilemma Index”.

Ky indeks ka për qëllim të masë qëndrueshmërinë energjike të një shteti duke u bazuar në tre shtylla kryesore: siguria energjetike, barazia dhe qëndrueshmëria ambientale.  Në renditjen e këtij viti, Shqipëria pozicionohet e 72-ta në Botë ndër 125 vende të ekzaminuara, duke humbur kështu 1 pozicion në krahasim me vitin e kaluar.

Në raportin e një viti më parë, shqipëria renditej në vendin e 71-ta në Botë, ndër 130 vende të ekzaminuara.  Në rast se shohim raportin e plotë të një viti më parë, Shqipëria rezulton se mbante vendin e 46-të dhe jo atë të 71-të siç nënvizohet në renditjen e re.

Gjithsesi, të kontaktuar nga Televizioni SCAN, Këshilli Botëror i Energjisë, sqaron se bëhet fjalë për një ndryshim të përllogaritjeve, çka reflektohet edhe në njehësimin  e renditjes së një viti më parë me metodologjinë e re. Raporti vlerëson se vendi ynë ka fituar dukshëm pozicione në drejtim të sigurisë energjetike.

Sa i përket qëndrueshmërisë ambientale ndërkohë, Shqipëria ka rëshqitur nga vendi i 8-të, në vendin e 22-të, çka ka gjeneruar edhe rënien me 1 pozicion në renditjen globale. Sa i përket rajonit, vendi ynë lë pas në renditje vetëm Serbinë, që renditet një pozicion më poshtë.

Scan Tv,  14.10.2016