Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rafineritë e naftës, pagesat sipas kapaciteteve

Subjektet juridike të interesuara për t’u licencuar në një koncesion rafinerie për përpunimin e naftës tashmë do të paguajnë një tarifë sipas kapacitetit përpunues të deklaruar.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka bërë propozimet e saj të cilat tashmë kanë kaluar edhe në këshillin e Ministrave. Në vendimin “Për procedurat dhe kushtet për dhënien, transferimin dhe përsëritjen e licencës së koncesionit për rafineri për kryerjen e veprimtarisë së përpunimit të naftës bruto për prodhimin e nënprodukteve të saj” janë bërë dy ndryshime thelbësore.

Së pari kemi tarifën e licencimit për herë të parë. Në vendimin e vjetër kishim vetëm një tarifë prej 30 milionë lekësh pavarësisht kapacitetit përpunues. Kurse në vendimin e ri të qeverisë kemi katër kategori me katër tarifa të ndryshme.

Kështu kemi një pagesë 10 milionë lekë për rafineri me kapacitet përpunimi deri në 100 mijë tonë, 20 milionë lekë për ato me kapacitet përpunimi nga 100 deri në 200 mijë tonë,  30 milionë lekë kur kapaciteti është në kufijtë nga 200-300 mijë tonë dhe e fundit  50 milionë lekë rafineri me kapacitet përpunimi mbi 300 mijë tonë.

Ndryshimi i dytë lidhet me tarifat për rilicencim me vendimin e vjetër kjo procedurë është 15 milionë lekë ndërkohë që sipas ndryshimit të kaluar dje në qeveri kemi kategorizim në pagesa.

Për kapacitet përpunimi 100 mijë tonë rilicencimi kushton 5 milionë lekë, për kapacitet përpunimi 100 mijë tonë deri në 200 mijë tonë licenca kushton 10 milionë lekë, për kapacitet 200 mijë deri në 300 mijë tonë 15 milionë lekë dhe për kapacitetin maksimal mbi 300 mijë tonë licenca 25 milionë lekë.

Scan Tv,  14.10.2016