Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Policia së shpejti me makina elektrike

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar një video të mistershme në rrjetin social Facebook, duke u treguar i kursyer në dhënien e detajeve. “Po bëhemi gati, së shpejti…#policiaqëduam”, shkruan Tahiri në faqen e tij zyrtare.

Video ka ngjallur reagimin e ndjekësve të Tahirit në rrjetet sociale, të cilët të shtyrë nga mesazhi i koduar përmes videos, kërkojnë të mësojnë domethënien e saj.

Por Shqiptarja.com ka hedhur dritë se çfarë nënkupton ministri i Brendshëm përmes kësaj video. Bëhet fjalë për hedhjen në qarkullim të disa automjeteve elektrike, duke zëvendësuar ato me karburant, të cilat do të përdoren nga punonjësit e policisë. Burime pranë Ministrisë së Brendshme thanë për gazetën, se do të zbatohet një projekt pilot prej 11 automjetesh të cilat do t’i vihen në dispozicion Policisë Rrugore. Mjetet janë të markës “Volkswagen” dhe pritet që të vijnë së shpejti.

Shqipëria bëhet vendi i parë në rajonin e Ballkanit dhe i 10-ti në Europë, që fut në përdorim automjetet elektrike. Këto mjete janë trend në rritje për vendet e zhvilluara ekonomikisht, pasi makina të tilla janë më të shtrenjta se ato me karburant.

Makinat elektrike janë ekologjike, pasi lënda e parë e tyre është rryma dhe funksionimi bëhet përmes karikimit. Pjesa kryesore e këtyre makinave, në vend të sarbatorit, është bateria. Ndërsa kombinimi i baterisë me motorrin elektrik, krijojnë atë që quhet truri i makinës.

Shqiptarja.com  22.09.2016