Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrabanda, doganat monitorojnë karburantet me GPS

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është duke marrë në konsideratë instalimin e një sistemi GPS për monitorimin e lëvizjes së karburanteve në zonat e identifikuara me rrezik të lartë.
Sistemet do të instalohen fillimisht  mes Shëngjinit, Durrësit dhe Fierit sipas burimeve nga Ministria e Financave.
Importi dhe tregtia e karburanteve futet në aktivitet me rrezik të lartë të kontrabandës nga Dogana. Në këtë konkluzion kishte arritur edhe konsulenti britanik i qeverisë për doganat Crown Agents.
Burimet nga tregu i karburanteve pohojnë se me gjithë rritjen e kontrollit në tregun e hidrokarbureve sërish kontrabanda dhe manipulimet janë evidente.  Nga importi, kontrabanda kryhet nëpërmjet peshkarexhave, ndërsa nafta e prodhuar në vend jashtë çdo kontrolli përpunohet në mbi 40 impiante kryesisht ilegale dhe më pas hidhet në treg, duke shmangur çdo lloj taksimi.
Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, ekspertët e Crown Agents kryen një kontroll mbi veprimtarinë e flotës së anijeve shqiptare të peshkimit nga ku rezultoi se këto anije përdoreshin për importimin e sasive të mëdha të karburantit ‘duty free’ të ardhur nga portet e Italisë, Malit të Zi dhe Greqisë.
Të dhënat e marra nga Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës treguan që në periudhën 1 janar – 12 mars 2015, kishin hyrë rreth 2 milionë litra karburant ‘duty free’, ku çmimi i blerjes së karburantit ishte shumë herë më i ulët se sa ai i marrë prej burimeve të ligjshme shqiptare.

Revista Monitor,  17.09.2016