Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kursimi i energjisë, strategji për ndërhyrje

Ndërtesat ekzistuese dhe ato të reja do të duhet që të kryejnë ndërhyrjet e nevojshme për të përmbushur kërkesat ligjore që lidhen me kursimin e energjisë.

Në një dokument të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë ku kërkohet marrja e konsulencës mbi kodifikimin manual të procedurave për çertifikimin energjetik të ndërtesës thuhet se ministria është e gatshme të hartojë një strategji për rinovimin e ndërtesave ekzistuese në vend.

“Ministria e Energjisë dhe Industrise është e gatshme të pergatitë një strategji te plotë për Rinovimin e Ndërtesave në Shqipëri asht siç kërkohet nga traktati i Komunitetit të Energjisë. Është e nevojshme me këtë rast, percaktimi i standardeve te zbatimit teknik dhe kuadri ligjor mbështetës nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë e cila është në procesin e harmonizimit dhe transpozimit të legjislacionit për efiçiencën e energjisë dhe performancën energjetike të ndërtesave, do të përshtatë rregulloren edhe për ndërtesat e reja të banimit dhe rinovimin e stokut ekzistues”, thuhet në dokument.

Hartimi i dokumentave përkatës dhe metodologjisë i shërben mbi të gjitha sipas ministrisë një kreditimi më të gjerë me objektiv efiçencën e energjisë.

“Miratimi i kredive kërkon Metodologjine unike Kombetare të Llogaritjes për Performancën e Energjisë në Ndertesa, për të konkluduar lidhur me gjendjen teknike të sistemeve të ndërtesës, nga njëra anë, dhe me cilesinë e mbështjelljes termike të saj, nga ana tjeter”,thuhet në dokument ku shtohet se tashmë një sëri bankash ofrojnë kredi për efiçencë energjie.

Konsulenti duhet të ofrojë shërbimin e tij brenda 90 ditësh që më pas të vijohet edhe me hapat e radhës.

Scan Tv,  16.09.2016