Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Brazil, privatizime rrugësh, aeroportesh, nafte

Brazili njoftoi një plan shumë miliardësh privatizimesh, që nga nafta, energjetika, dhe koncesionet në infrastrukturë, në kuadër të përpjekjes së qeverisë për të nxitur investimet private në një kohë që ekonomia po vuan një krizë të thellë.

Qeveria planifikon të shesë licencat e operimit të aeroporteve në qytetet e Porto Alegre, Salvador, Florianopolis dhe Fortaleza brenda tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.

Presidenti i qendrës së djathtë, Michel Temer, cili zëvendësoi ish presidenten e shkarkuar, Dilma Rousseff, gjatë një takimi me anëtarët e kabinetit qeverisës theksoi se, qëllimi kryesor është nxitja e rritjes ekonomike dhe vendet e reja të punës.

Temer ka premtuar gjithashtu se, do të zhvendosë politikat ekonomike nga interventizmi, ndryshe nga pasardhësja e saj, pasi sipas tij, politika të tilla vetëm sa largojnë interesin e investitorëve.

Veç shitjes së aseteve publike, presidenti i ri po ndërmerr një sërë masash shtrënguese dhe reforma për të sistemuar disi financat e vendit dhe rikthyer vlerësimin pozitiv të kreditimit.

Scan Tv,  15.09.2016