Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Karburantet, IQT: Në 6 muaj, 1 mln euro gjoba

Inspektorati Qendror Teknik (IQT) ka vënë gjoba me vlerë 130 milionë lekë ose rreth 1 milion euro gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Gjobat janë vënë ndaj subjekteve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të gazoilëve dhe gazit të lëngshëm.
Sipas të dhënave zyrtare të institucionit janë vendosur 224 gjoba, me një vlerë mesatare 582,812 lekë secila. Inspektimet janë bërë në të gjitha bashkitë e vendit, teksa IQT sqaron se është rritur ndjeshëm arkëtimi i gjobave të vëna në vitet e mëparshme. Në ekstraktet e kompanive të naftës mund të gjesh një sërë urdhërash për sekuestro konservative, me qëllim vjeljen e gjobave të vëna nga IQT.

Gjatë periudhës janar-qershor  janë arkëtuar 46,440,282 lekë nga gjobat, ndërsa në 6 muajt e parë të 2015 ishin arkëtuar vetëm 340.102 lekë me një 13,554%.
IQT tregon në një analizë së posaçme se aktiviteti i tregtimit me shumicë i naftës dhe nënprodukteve të tyre kryhet nga shoqëritë aksionere të licencuara, të cilat në total janë 152 shoqëri.

Janë inspektuar për kontroll cilësor për marrje mostra (sondazh) subjekte të tregtimit me shumicë e stacione të  karburanteve dhe janë marrë gjatë inspektimeve 475 mostra për analizim.

IQT referon se janë inspektuar dhe subjektet konsumatorë të mëdhenj, është bërë databazë për to, janë marrë mostra për kontroll cilësor për produktet që përdorin, si dhe për dokumentacionin e furnizimit.

Këtë vit, IQT u ka kërkuar të gjitha Prefekturave me anë të një shkrese që të ngrinin grupe të përbashkëta për kontrollin e tregut të bombolave të GLN, ashtu sikurse edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Disa prefektura i janë përgjigjur kërkesës si ajo e Shkodrës, Lezhës, Beratit, Vlorës, Korçës, Fierit, Elbasanit dhe Durrësit dhe inspektorët e ISHTI– t  janë bërë pjesë e Task Forcave të ngritura në Qarqe.

Revista Monitor,  13.09.2016