Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Termokos, lehtësira për konsumatorët debitorë

Termokos ka njoftuar se deri më tani ka arritur të lidhë marrëveshje me mijëra konsumatorë, por ende është shumë i lartë numri i konsumatorëve borxhlinj, që nuk kanë shprehur gatishmëri për të hyrë në procedurë për faljen e borxhit deri në fund të vitit 2008, ashtu siç parashihet me ligj.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, kur ka hyrë në fuqi Ligji për faljen e borxheve publike e deri më tani janë lidhur marrëveshje me rreth 3 mijë konsumatorë, ndërsa presim përgjigjen edhe të rreth 7 mijë konsumatorëve borxhlinj. Ndërkaq, nga mundësia e fshirjes automatike të borxhit kanë përfituar 611 konsumatorë, që kanë pasur borxhe nën 100 euro.

Ndonëse, që nga hyrja në fuqi e këtij ligji konsumatorët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të hyrë në procedurë për faljen e borxhit të tyre, një interesim i jashtëzakonshëm është paraqitur sidomos ditëve të fundit, kur “Termokos” është vizituar nga një numër shumë i madh i konsumatorëve. Vetëm gjatë muajit gusht janë lidhur marrëveshje me mbi 1 mijë konsumatorë. Në mënyrë që të jetë në gjendje që t’iu përgjigjet kërkesave të shumta të konsumatorëve NP “Termokos”, ka shtuar numrin e ekipeve, që do të merren me kërkesat e konsumatorëve për të hyrë në procedurë për faljen e borxhit.

Pasi që, Ligji për faljen e borxheve publike do të jetë në fuqi vetëm deri më 2 shtator 2016, ju bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë konsumatorëve, që kanë borxhe ndaj kompanisë sonë të paraqiten në Shërbimin për konsumator për të përfituar nga mundësitë e shumta, që u ofron ky ligj për fshirjen e borxheve të grumbulluara për vite me radhë.

Revista Monitor,  30.08.2016