TAP, fillon saldimi i tubave
Ndërtimi i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) i cili do të transportojë gaz nga Azerbajxhani për në tregjet e Europës aktualisht ka kaluar në fazën e lidhjes së tubave, përmes procesit të saldimit. Në Shqipëri dhe Greqi, tubat që po saldohen po kalojnë edhe procesin e testimit me ultratinguj.
Po sipas burimeve zyrtare, brenda parashikimeve po ecën edhe aspekti i sigurimit të investimeve.
Drejtori ekzekutiv i projektit të Korridorit Jugor të gazit, ku bën pjesë edhe TAP, Afgan Isaev në nëj intervistë për
Natural Gas Europe tha se Azerbajxhani ka arritur të përmbushë deri tani 45.5% të detyurimeve financiare.
Deri tani në këtë projekt gjigand të gazit janë investuar 5.2 mld dollarë, ndërsa në total investimi parashikohet të jetë 11.4 mld dollarë.
Korridori Jugor i Gazit është ndër prioritet më të mëdha energjetike të BE-së.
Sipas Isaev, Azerbajxhani është duke negociuar me bankën Botërore për kreditim. Azerbajxhani parashikon të marrë hua rreth 2.8 mld dollarë në 2016-ën nga të cilat rreth 278 mln dollarë do të shkojnë për TAP.
Revista Monitor, 27.05.2016