Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kërkesa për energji do arrijë kulmin në vitin 2050

Kërkesa globale për energji është rritur me një ritëm të rrezikshëm që prej shekullit të 19-të dhe sipas firmës së investimeve Sanford C. Bernstein & Co, kjo mund të ndryshojë pas 40 vitesh.

Kërkesa do të arrijë kulmin në 2050-ën dhe pastaj do të ngadalësohet pasi konsumi i energjisë në raport me Produktin e Brendshëm Bruto do të bjerë, tregon firma.

Rritja e kërkesës ka filluar që tashmë të ngadalësohet si pasojë e një rritjeje më të ngadaltë të popullsisë, zgjerimit të zymtë ekonomik si dhe zhvendosjes nga rritja industriale në shërbime.

Sipas firmës, nuk do të ketë më vend për prodhuesit e energjisë me nivel të lartë të emetimit të karbonir dhe kosto të larta në vitet e ardhshëm. Konsumi i qymyrit ka gjasa të arrijë kulmi në vitin 2020, ndërsa nafta në 2030-ën, thonë analistët.

Zhvendosja drejt gazit natyror dhe energjisë së rinovueshme do të vazhdojë, edhe pse tranzicioni drejt energjisë diellore dhe të erës do të kërkojë dekada. Presionet për të reduktuar emetimet e karbonit po intensifikohen, veçanërisht pas marrëveshjes së Parisit mbi klimën në muajin Dhjetor.  

Ekzistojnë që tani shenja se rritja e kërkesës për energji po humbet vrull. Megjithatë, analistët e firmës thonë se kërkesa globale mund të rritet ende me 30% përpara se të fillojë rënien e madhe në 2050-ën.

Scan TV,  26.08.2016