Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC rrit çmimet e naftës

Çmimet e naftës kanë rritur në mënyrë të konsiderueshme gjatë dy javëve të fundit, falë bisedimeve të OPEC për ngrirjen e nivelit të prodhimit, por gjithsesi ka pak pritshmëri që karteli të ulë prodhimin, sidomos tani që çmimet e naftës janë 24% më lart se niveli minimal i prekur me herët gjatë këtij viti.

Vetëm gjatë kësaj jave, çmimet u rritën me rreth 9%, ndërkohë që në fillim të gushtit, nafta Bruto amerikane tregtohej poshtë 40 dollarëve për fuçi. Por, në vetëm 16 ditë çmimi është rritur pranë 50 dollarëve.

Ndërkohë, analistët shprehen se, çmimet e naftës mund të bien sërish pasi ka shumë paqartësi të treg. Prodhuesi më i madh i OPEC, Arabia Saudite, konfirmoi gjatë javës së kaluar se, është në bisedime me vendet anëtare për të vepruar nëse çmimet do të jenë të ulëta.

Që nga këto komente, çmimet e naftës janë rritur me rreth 15%. Ndërsa më herët gjatë këtij viti, ka qenë pikërisht Arabia Saudite që e shtyu OPEC të lejonte tregun të vendoste çmimet.

Në të kaluarën, vendet anëtare dhe jo-anëtare të OPEC kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për të ulur prodhimin, për shkak se mund të humbasin pjesë të tregut global të naftës.

Scan TV,  23.08.2016