Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fitimet e kompanive të energjisë, 48.6 mln euro në 6 muaj

Duke përfshirë edhe fitimin prej 33.5 milionë eurosh të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, korporatat e mëdha shtetërore të energjisë  OST, KESH dhe OSSHE akumuluan  një fitim neto në fund të 6mujorit të parë prej 46.8 milionë eurosh.

OSHEE 33.5 milionë euro fitime

OSHEE ka publikuar rezultat financiare të gjashtëmujorit të parë ku shihet se fitimi neto i kompanisë ka arritur në 4,6 miliardë lekë ose mbi 33.5 milionë euro. Megjithë rezultatin pozitiv shihet se fitimet e këtij gjashtëmujorin janë 59 për qind më të ulta se një vit më parë ku rezultati financiar ishte 7.8 miliardë lekë.

Për rrjedhojë OSHEE ka paguar tatim mbi fitimin në arkën e shtetit në vlerën e 816 milionë lekë. Një vit më parë tatim fitimi që OSHE kishte paguar për të njëjtën periudhë ishte 1.3 miliardë lekë.

Të ardhurat e kompanisë në fund të 6-mujorit arritën në 26.5 miliardë lekë nga të cilat 25.2 miliardë lekë ishin nga shitja e energjisë dhe 1.2 miliardë lekë të ardhura të tjera.

Ndërsa shpenzimet gjithsej ishin 21.9 miliardë lekë, ku më shumë se gjysma e tyre 13 miliardë lekë u përdoren për blerje energjie.

Detyrimet e OSHE në gjysmën e parë të 2016 arritën në 92 miliardë lekë më rënie rreth 1.8 miliardë lekë në krahasim me 6-mujorin e një viti më parë. Në këtë shumë detyrimet afatshkurtra janë 78.5 miliardë lekë dhe detyrimet afatgjata 13 miliardë lekë.

OST me 8.3 milionë euro fitime

Operatori i Sistemit të Transmetimit raportoi 1.1 miliardë lekë ose 8 .3 milionë euro fitime në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Shifra u publikua nga kompania në kuadër të veprimtarisë financiare të 6-mujorit të parë.

Kjo shumë është e barabartë me krejt vlerën e fitimeve që OST-ja realizoi përgjatë vitit 2015. Gjithashtu sipas bilancit të kompanisë mësohet se janë ende pa u arkëtuar rreth 8 miliardë lekë detyrime, teksa shihet se detyrimet kompanisë për tu paguar i kalojnë të 30 miliardë lekët.

KESH me 5.3 mln euro fitime

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka realizuar fitime neto në gjashtëmujorin e parë të vitit 735 milionë lekë (5,3milionë euro).

Kompania shtetërore e prodhimit të energjisë duket se i ka rritur fitimet këtë vit, pasi përgjatë gjithë vitit 2015 ky tregues ka qene pothuajse në të njëjtat vlera (797 milionë lekë).

Sipas të dhënave financiare të kompanisë, të ardhurat nga shitja e energjisë në janar-qershor ishin mbi 12 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet operacionale ishin mbi 10.2 miliardë lekë.

Në shpenzime u klasifikuan edhe 8 miliardë lekë, të cilat shkuan për blerje energjie, kryesisht ndaj HEC-ve me koncesion.

KESH ketë vit ka zgjeruar investimet për sigurinë dhe mirëmbajtjen e hidrocentraleve të Kaskadës së Drinit.

Revista Monitor,  15.08.2016