Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bien në kontakt me rrymën, plagosen dy të rinj

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur, pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Durrës.

Të plagosur kanë ngelur Shtetasit O.B. 15 vjeç dhe L.GJ. 30 vjeç, teksa ishin duke kryer disa punime në lokalin e shtetasit F.H në Hamallaj.

Raportohet se 15-vjeçari ndodhet në QSUT jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 30-vjeçari është në gjendje të rëndë.

Gazeta Shqip,  28.06.2016