Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE: Dokumentat dhe pagesat për lidhjet e reja

Enti Rregulaltor i Energjisë ka miratuar së fundmi rregulloren për lidhjet e reja në sistemin e shpërndarjes dhe e ka nxjerrë atë në konsultim për palët e interesit.

Por çfarë përcakton në fakt rregullorja e re? Pothuajse të gjitha procedurat nga personat që kanë të drejtë të aplikojnë, tek kriteret e vlerësimit, leja për të hyrë në objekt, mënyra si do llogartiet tarifa për lidhjen dhe dokumentat e nevojshme për aplikim.  

Por çfarë do të duhet të paraqesë aplikanti për një lidhje të re energjie? Janë 15 dokumenta që duhet të plotësohen një kriter, që është shumë larg me atë që zbatohet sot.

Konkretisht do të kërkohet: 

1. Kërkesë për lidhje në rrjetin e shpërndarjes

2. Fotokopje e vërtetimit të identitetit

3. Çertifikatë regjistrimi në QKB (kur është biznes)

4. Gen-Plan i vendosjes së objektit

5. Hartë që të tregojë vendndodhjen e objektit në terren në një shkallë të përshtatshme

6. Profilin gjatësor të linjës elektrike dhe të gjitha detajet e tjera teknike që lidhen me të. 

7. Projektin e plotë të nyjes që do të lidhet objekti i ri në rrjetin e shpërndarjes 

8. Kopje e licencës së inxhinierit elektrik që ka kryer projektimin

9. Kopje e kontratës së kartelës së mëparshme që aplikanti mund të ketë pasur 

10. Kontrata e koncensionit për ndërtimin e burimit gjenerues

11. Llojin e burimit gjenerues dhe parametrat nominale të tij 

12. Fuqia maksimale e gjeneruar aktive dhe reactive

13 . Skema principale e brendshme e burimit gjenerues me të gjitha detajet teknike

14. Tipi i gjeneratorit sinkron dhe parametrat e tij

15. Parametrat kryesorë të transformatorit të fuqisë. 

Lidhur me tarifën e lidhjes së re, pothuajse gjithçka do të paguhet nga aplikanti, duke nisur nga procedura e vlerësimit të situatës në terren nga ana e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.

Kjo ka të bëjë me zhvillimin e planit të lidhjes në një objekt të ri, përcaktimin e pikës së lidhjes, kontollin dhe miratimin e projektimit, inspektimi dhe monitorimi i punimeve ndërtimore dhe instalimeve. Po kështu, edhe kabëll apo vulosjen e bokseve individuale të matsave.

Këtyre i shtohen edhe punimet me karakter ndërtimor, siç janë kabina apo kanale kabllosh, lejet e duhura për ciklin e punës. Të gjitha këto tarifa do të paguhen në avancë dhe në fund qytetari do të marrë një faturë të detajuar për secilin zë, por në asnjë rast çmimet nuk mund të jenë më të larta se mestarja e tregut, në momentin e kryerjes së punimeve.

Tarifa e tretë që lidhet me fuqinë e kërkuar është përcaktuar që të mos jetë më e lartë se 300 për qind e të ardhurave për frymë.

Scan TV,  27.06.2016