Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bie në kontakt me rrymën, vdes 45-vjeçari

Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë rrugës për në spital pasi kishte rënë më herët në kontakt me rrymën elektrike në lavazhin ku po punonte.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:26, në fshatin Radhimë, në një lavazho pranë vendit të quajtur “Kanali i Varkave”, të marrë me qera nga ana e viktimës.

Pas këtij momenti dëshmitarët e pranishëm kanë njoftuar ambulancën, e cila ka mbërritur për të transportuar 45-vjeçarin me inicialet A.V drejt spitalit, por ka ndërruar jetë rrugës.

Policia e mbërritur në vendngjarje pak minuta më pas ka nisur edhe punën hetimore për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje që i mori jetën 45-vjeçarit.

Top Channel,  15.07.2016