Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rama: Krijojmë treg të aksioneve të energjisë

Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka folur në takimin e katërt të vendeve të Energy Charter ka thënë se Shqipëria është duke punuar për krijimin e tregut të aksioneve të energjisë.

Ai ka cilësuar si shumë të domosdoshëm këtë iniciativë, sakohë që Shqipëria ka potenciale të mëdha në sektorin energjetik.

Ne 3 vitet e fundit kemi bërë shumë progres në sektorin energjetik. Sektori i energjisë në Shqipëri ka potenciale të mëdha dhe vendi ynë është aktor i rëndësishëm. Jemi aktor i besueshëm. Po krijojmë tregun e aksioneve të energjisë që do hapë një kapitull të ri në bashkëpunimin rajonal.  Kjo do të sjellë treg unik për vendet e rajonit ku secili vend mund të përfitojë nga çmimet në treg. Për këtë mbështetemi me financime të rëndësishme për linjën Shqipëri-Maqedoni që do lidhë Italinë me Turqinë dhe me Europën qendrore. BE thekson rëndësinë e bashkëpunimin rajonal edhe në kuadrin e integrimit të tregut energjetik mesdhetar” ka thënë Rama.

Sa i përket sektorit të energjisë, Rama ka thënë se, që nga viti 2013 qeveria nuk ka financuar më OSHEE-në pasi kjo e fundit ka arritur që të mbledhë një pjesë të borxheve dhe faturave të energjisë elektrike, falë aksionit të ndërmarrë.

Ai ka thënë se, janë bërë 350 mijë marrëveshjes mes konsumatorëve dhe OSHEE-së.

Kemi bërë 350 mijë marrëveshje të reja mes konsumatorëve e kompanisë. Për herë të parë, në 2015 ne nuk subvencionuam kompaninë e energjisë OSHEE. Kompania OSHEE dhe OST kanë rezultuar të suksesshme në menaxhim” shtoi ai.

Duke u ndalur tek projekti TAP, Rama ka theksuar se korridori jugor i gazit është thelbësor pasi 65% e gazit kalon nipër Mesdhe.

Korridori jugor i gazit është thelbësor. 65% e rrugëve të gazit kalojnë nëpër Mesdhe. Projekti TAP është shumë i rëndësishëm. Me rëndësi të madhe janë edhe burimet e diversifikuara të energjisë” tha Rama.

Shqiptarja.com  13.07.2016