Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Norvegjia zgjeron fushën e naftës Tambar

Drejtoria Norvegjeze për Naftën (DNN) ka dhënë leje për të përdorur objektin në fushën e naftën Tambar në Detin e Veriut deri më 1 janar të vitit 2022.

Nga DNN theksojnë se sipas planit afati ishte caktuar në 15 vite, që skadon më 15 korrik të vitit 2016. Fusha e naftës Tambar është e vendosur në pjesën jugore të sektorit norvegjez të Detit të Veriut, rreth 16 kilometra në juglindje të fushës Ula.

Fusha ka rezervuarë edhe të naftës dhe gazit. BP Norge është operatori në fushë me 55 për qind, ndërsa Danish Dong Energy mban pjesën tjetër. Fusha Tambar është vënë në prodhim në vitin 2011 dhe është e vendosur në afërsi të linjës britanike dhe norvegjeze të demarkacionit, por të gjitha rezervat janë të vendosura në sektorin norvegjez.

Tambar mban 78 milionë fuçi të rezervave ekuivalente të naftës dhe ka 3 puse të prodhimit në këtë fushë. Prodhimi i llogaritur në vitin 2016 është 4.100 fuçi naftë në ditë dhe 111 milionë metra kub gaz.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  11.07.2016