Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Energjia, rriten kostot e biznesit

Një nga problemet e bizneseve të turizmit, sipas Shoqatës Shqiptare të Turizmit (ATA) është rritja artificiale e kostove të energjisë elektrike me rreth 48%. Kjo rritje ka ardhur jo vetëm nga shtrenjtimit të energjisë në fillim të vitit 2015 (kur energjia nga 9 lekë/kWh u bë 11 lekë/kWh), por edhe faturimit të shumë bizneseve në tensionin e ulët, me tarifën 14 lekw/kwh.

ATA ka theksuar se ka pasur rritje të çmimit të energjisë në mënyrë abuzive kjo e konfirmuar edhe nga ERE (Enti Rregullator i Energjisë).

Përballë këtij fakti që vazhdon i tillë që prej më shumë se një viti me kërkesë të 26 shoqatave, Biznes Albania dhe Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë do ta ndjekin këtë çështje pranë Entit Rregullator të Energjisë.

Në argumentimin e bërë nga biznesi drejtuar administratorit të OSHEE-së, z. Ardian Çela thuhet: “Një grup konsumatorësh janë faturuar me çmimin 14 lekë/kWh që i korrespondon klientëve jofamiljarë në 0.4 Kv, ndërkohë që çmimi për konsumatorët në 35kv dhe 20/10/6 kv sipas Vendimit NR.148 datë 26.12.2014 të ERE-s është përkatësisht 9.5 lekë kWh/ dhe 11 lekë/KWh. I njëjti veprim vërehet edhe në faturimin e energjisë në pik. Këta konsumatorë konfirmojnë se në praktikën e deritanishme janë faturuar me tarifat e tensionit të mesëm ndaj dhe kërkojnë sqarim për këtë ndryshim tarifor”.

Sipas burimeve pranë Unionit të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, kjo çështje por edhe disa shqetësime të tjera në lidhje me procedurat tatimore do të ndiqen në vazhdimësi për të siguruar zgjidhje përfundimtare, që të mos jenë më probleme për biznesin.

Revista Monitor,  11.07.2016